Çelja e Sezonit Turistik

Çelja e sezonit turistik në Pogradec është një nga eventet më të rëndësishme të Bashkisë Pogradec. Ky event fton turistët si vendas, ashtu dhe të huaj, të zbulojnë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe historinë e pasur që ky qytet ka për të ofruar. Pogradeci është kthyer ne një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët.

Kultura, arti, kulinaria dhe biznesi lokal ndërthuren në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse për të krijuar një përvojë të paharrueshme. Pogradeci me diversifikimin e paketës turistike është një konkurent i fortë jo vetëm për Qarkun, por edhe për vendet e tjera të rajonit. Me mbi 1000 vjet histori, Pogradeci, “ky qytet palcërisht shiptar” përcjell ndjesinë për një udhëtim të vërtetë në kohë, kulturë dhe natyrë. Ky event është mundësia ideale për të shijuar ofertat më të mira të qytetit, bashkëveprimin me bizneset lokale dhe njohja me traditat, zakonet dhe mikpritjen që e bëjnë këtë qytet një perlë të Shqipërisë.

Facebook
LinkedIn
Email
X