Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një hapësirë prej 2.500 ha. Me lartësia mbi nivelin e detit 0-790 m.
Klima e favorshme subtropikale e këtij parku e bën atë të frekuentuar nga turistë Shqiptarë dhe të huaj. Butrinti është vendi turistik më i njohur në Shqipëri, falë rëndësisë së madhe që ka edhe pjesa arkeologjike e tij, e cila daton që në shekullin e IV p.k, e shpallur edhe si Zonë e Trashëgimisë UNESCO në vitin 1999. Megjithatë, bashkë me pjesën arkeologjike, është edhe një rrjet i pasur hidrografik dhe një lagunë shumë e rëndësishme, të cilat plotësojnë peisazhin e larmishëm të këtij parku, me një diversitet të lartë habitatesh dhe llojesh të rëndësishëm. Këtu përfshihet 50% të faunës së Shqipërisë dhe 32 lloje me rëndësi botërore siç është ilqja. Qyteti antik i Butrintit i mbrojtur nga UNESCO, është”kryeqyteti” i këtij parku. Në amfiteatrin e Butrintit zhvillohen shpesh aktivitete kulturore artistike Kombëtare dhe ndërkombetare.
Fauna dhe flora e kësaj zone janë shumë të larmishme. Mund të përmendim midhjen që kultivohet në liqenin e Butrintit, e cila shquhet për vlerat e saj ushqyese. Laguna është shpallur si zonë Ramsar në vitin 2003, për shkak të rësndësisë së madhe që ka për shpendët migratorë. Liqeni i Butrintit është i njohur gjithashtu si bazë e zhvillimit të akuakulturës së midhjeve. Rreth 20 km larg Sarandës, me plazhet e mrekullueshëm dhe ujërat e kaltra të Mesdheut, ndërthuren bukuritë natyrore me traditat shekullore, që e bëjnë Butrintin destinacionin e duhur turstik në çdo stinë të vitit.
Butrinti magjik vend të cilin patjetër duhet ta vizitoni …
Shqipëria është plot me vende magjike, e destinacione të reja për tu vizituar…
Zbuloni Shqipërinë
Për më shumë, http://albania.al/
#VisitAlbania✈️
#AlbaniaGoYourOwnWay
#SmileAlbania😀🇦🇱
#Butrint🧡