Ura në fshatin Golik, monument i kategorisë së parë

Është ura më e veçantë në rrethin e Pogradecit. Ndodhet rreth 40 km larg qytetit, mbi lumin Shkumbin, e ndërtuar mbi gjurmët e rrugës së vjetër Egnatia, një degëzim i së cilës niste pikërisht nga Goliku për të ecur përgjatë rrjedhës së sipërme të lumit Shkumbin duke lidhur kështu krahinën e Mokrës (Mokër e Poshtme dhe e Sipërme) me fushën e Domosdovës nga njëra anë dhe fushën e Korçës nga ana tjetër.

Ura i përket shek. XVII dhe përbëhet nga dy harqe me qemer gjysëmrrethor midis të cilëve gjendet një dritare shkarkuese po me qemer gjysëmrrethor. Në kolonën midis dy harqeve, nga ana e ardhjes së ujit, është ndërtuar një shpore (çarës uji, karakteristikë për shumicën e urave me dy ose më shumë harqe në Shqipëri). Ura është 17 m e gjatë, 3 m e gjerë dhe 10 m e lartë.

Ajo është ndërtuar me gurë të gdhendur të cilët janë përzgjedhur të jenë të mëdhenj dhe të punuar mirë veçanërisht në pjesën e këmbëve të urës. Kjo përzgjedhje është bërë jo thjesht për estetikë por për ta bërë strukturën më të fortë dhe më të qëndrueshme. Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit:40 km në veriperëndim.

Aktualisht, rruga nga Pogradeci deri në fshatin Golik është në gjëndje shumë të mirë ndërsa nga. Prej rrugës kryesore deri tek ura, këshillohet që zbritja të bëhet me këmbë pasi makina nuk mund të ecë më tej.

Facebook
LinkedIn
Email
X