Ura e ujësjellësit në lagjen Dunavat, e njohur si “Ura e Ali Pashës”, është një nga mbetjet më të rëndësishme të ujësjellësit historik që dikur furnizonte Kalanë e Gjirokastrës me ujë nga mali i Sopotit. E ndërtuar me gur dhe e lartë 16 metra, ura përfaqëson mjeshtërinë e arkitektit Petro Korçari dhe të gurgdhendësve gjirokastritë. Ujësjellësi u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena rreth viteve 1812-1813 dhe është përjetësuar edhe në një pikturë nga Eduard Lear. Sot, ura mbetet dëshmi e rëndësishme historike, arkitektonike dhe turistike.