Kompleksi i tuneleve nëntokësore u ndërtua gjatë viteve 1979–1992, rreth 30 metra nën qytet. Ai përfshinte ambiente strehimi, komandë ushtarake, spitale, furra buke, shtypshkronjë dhe infrastrukturë energjetike.
I projektuar për të strehuar popullsinë në raste emergjence, ky qytet nëntokësor përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të periudhës së Luftës së Ftohtë në Shqipëri.