Shtegu i Ngjyrave është një itinerar alpin rreth 18 km i gjatë, që lidh Shishtavecin me Fushën e Korabit. Ecja zgjat mesatarisht 6–7 orë dhe kalon përmes Parkut Natyror Korab–Koritnik.
Zona dallohet për biodiversitetin dhe për shumëllojshmërinë e florës, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur pllajat mbulohen me lule shumëngjyrëshe. I njohur edhe si “rruga e jetës”, Shtegu i Ngjyrave ofron një përvojë autentike dhe të pasur, ku ngjyrat e natyrës dhe kontakti me komunitetin lokal krijojnë një ndjesi të veçantë për çdo vizitor.
Shtegu përfshin edhe zonën e trekëndëshit kufitar mes tre shteteve.