Shtatorja e Skëndërbeut

Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut ndodhet në qendrën historike të qytetit të Lezhës, pranë vendit ku u mbajt Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës. Ajo është dy herë më e lartë se figura normale njerëzore, me një lartësi prej 3.7 metrash, dhe ruan në mënyrë harmonike raportet hapësinore dhe estetike me ambientin përreth.

Shtatorja mishëron tiparet fizike dhe cilësitë më të spikatura të Heroit tonë Kombëtar, duke përcjellë forcë, vendosmëri dhe dinjitet. Portreti i përjetësuar në bronz paraqet Gjergj Kastriotin në moshën 39-vjeçare, pikërisht në periudhën kur ai thirri dhe organizoi Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Kjo shtatore përfaqëson jo vetëm një simbol të qëndresës dhe bashkimit kombëtar, por edhe një pikë referimi historike dhe kulturore për qytetin e Lezhës dhe për vizitorët vendas e të huaj.

Facebook
LinkedIn
Email
X