Shpella e Valikardhës, e njohur ndryshe dhe si Shpella e t`Zanave, ndodhet në lartësinë mbidetare 630 m, në bregun e djathtë të përroit të Xhemës. Është afërsisht 100 m e gjatë, me zgjerime e ngushtime dhe mjaft stalagtite e stalagmite. Shpella ka konkrecione të shumta. Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Bulqizës- fshatrat Valikardhë e Zerqan.