Sheqishte, vendi i kishave

Sheqishtja njihet si një vend me trashëgimi të pasur fetare dhe historike, ku gjenden disa kisha me histori interesante, të cilat janë jo vetëm burim besimi për banorët, por edhe atraksione turistike me vlera të veçanta kulturore. Ndër më të njohurat është kisha “Metamorfaza e Shpëtimtarit”, e njohur gjithashtu si kisha e “Shën Sotirit”, një objekt kulti paleokristian me rëndësi të madhe historike.

Po aq e rëndësishme është kisha e “Shën Marisë”, pranë së cilës lidhen fillesat e para të gjuhës së shkruar shqipe për zonën, që datojnë në vitin 1908. Kisha “Fjetja e Hyjlindesës Mari” ka një vlerë të veçantë arsimore, pasi në ambientet e saj u hap shkolla e parë e Sheqishtes.

Gjithashtu, vende të shenjta si “Ana Shën Llukaj”, “Shën Argjenda”, “Shën Prokopi”, “Shën Filipi” dhe “Shën Joni” janë objekte kulti paleokristian, ndërsa “Shën Marku” është objekt kulti ortodoks. Të gjitha këto mbartin histori, vlera dhe origjinalitet me vlerë për t’u vizitohen.

Facebook
LinkedIn
Email
X