Sarajet e Pashait

Ish-Sarajet e Pashait, të ndërtuara nga Ahmet Kurt Pasha në fund të çerekut të tretë të shek. XVIII, përbënin një kompleks banesash luksoze në lagjen “Mangalem”, ndërtuar me gurë të sjellë nga qyteti antik i Apolonisë. Ky kompleks shërbente si qendër administrative dhe rezidenciale e pashallëkut të Beratit deri në vitin 1945. Sot, në anën jugore të tij ruhen rrënojat e një strukture me kolona dhe arkada prej guri monolit, që dëshmojnë mjeshtërinë arkitekturore të kohës.

Facebook
LinkedIn
Email
X