“Qyteti i Aleksandrit” sot njihet si fshati Skenderaj. Dikur është quajtur edhe Spilaj ose Aleksan, të gjitha këto emërtime duke iu referuar të njëjtit territor. Në këtë zonë janë gjetur fragmente muri, banesa prej dheu dhe shkëmbi, si dhe varre të lashta, si varri i Shën Theodorit (dhuratë e Zotit). Ky vend ruan një monument të lashtë që sfidon ndarjen midis reale dhe joreale, midis të vërtetës historike dhe folklorit; shembulli më i njohur është varri i Vajzës së Kulenit, autorësia e të cilit nuk mund të përvetësohet as nga princërit dhe as nga bejlerët që sundonin këto troje.
Gjatë periudhës së “kooperativës”, lagjja Skenderaj u zhvillua duke shtuar tokat pjellore të mbjella dhe sot ka afërsisht 800 banorë. Emri i fshatit u ruajt dhe u transmetua për shekuj me radhë, duke reflektuar lidhjen me Aleksandrin (Skanderi), nga i cili rrjedh edhe emri i sotëm Skenderaj.