Pazari i Vjetër i Korçës

Pazari i Vjetër i Korçës është një nga monumentet më të çmuara të qytetit, duke ofruar një ndjenjë të autentikitetit dhe traditës, është zonë historike dhe një nga atraksionet më të njohura të qytetit.

Ndërtesat e këtij pazari datojnë nga shekujt e kaluar dhe janë restauruar me kujdes duke përfshirë  dyqane tradicionale dhe artizanale, kafene dhe restorante të cilat ofrojnë një atmosferë autentike dhe një mundësi për të përjetuar jetën e përditshme të Korçës.

Vizitorët mund të shijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse ndërsa eksplorojnë rrugicat e kalldrëmuara dhe ndjejnë frymën e historisë dhe kulturës lokale.

Facebook
LinkedIn
Email
X