Manastiri i Shën Kollit (Mesopotam)

Ndodhet në jug të fshatit Mesopotam, mbi një kodër të vogël ndërmjet dy shtretëve të lumit Bistrica. Është ndërtuar ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin Monomako (1042-1054). Nga manastiri ruhen sot rrënojat e mureve rrethuese që kapin një territor me gjatësi 100 m e gjerësi 80 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtkëndëshe. Ruhet një kulle në anën perëndimore (një faqe e saj) me lartësi 10 m. Muret mbrojtëse janë më të hershme se kisha egzistuese. Dhomat e manastirit që nuk egzistojnë më janë ndërtuar më vonë.

Kjo kishe përbën një tip unikal, ajo është më e madhja ndër kishat bizantine të ruajtura në Shqipëri në shek.XI-XIVdhe ndër monumentet arkitekturale me të vjetra. Pamja e jashtme e saj është në formën e kubit me përmasa 17,20 x 11,04 m në planimetri, me pjesën qendrore më të ngritur se të dy anët dhe të mbuluar me 4 kupola. Pjesët e tjera, më të ulëta, janë me nga tre çati. Muret e jashtme përbëhen nga tri breza horizontale dhe janë ndërtuar me gur gëlqeror, me përmasa të mëdha. Muri jugor është ruajtur mjaft mirë dhe jep më tepër idenë e dikurshme. Gurët janë punuar mirë, po vetëm në anën e jashtme. Dritaret që ndodhen në brezin e sipërm janë vendosur tre në murin jugor dhe 3 në atë perëndimor, nga një në çdo fronton. Në muri lindor, në brezin e poshtëm ndodhet një shqiponje,dy dragonj dhe një luan në faqet e absidës. Në anën tjetër të absidës ndodhet një kafshe tjetër mitologjike me kokë si të qenit. Naosi ka formë katrore me një kollone në qendër. Mbi të kalojnë harqe në të dy drejtimet që formojnë 4 bërthama katrore. Ai ndahet nga endonarteksi dhe ambjenti i altarit me harkada tërthore elegante guri

Facebook
LinkedIn
Email
X