Mali i Kallabakut

Mali i Kallabakut, pjesë e Parkut Natyror Korab–Koritnik, ka një lartësi prej 2174 metrash dhe ndodhet në pikëtakimin e kufijve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ngjitja drejt majës nis zakonisht nga Liqeni i Novosejit dhe konsiderohet relativisht e lehtë, duke e bërë të përshtatshme për grupmosha të ndryshme. Nga maja ofrohen pamje panoramike drejt Korabit, Sharrit dhe zonave alpine përreth. Mali është pjesë e itinerarit të njohur “Shtegu i Ngjyrave”.

Facebook
LinkedIn
Email
X