Lumi i Shalës është një nga atraksionet natyrore më të bukura të veriut të Shqipërisë i cili ndodhet në Bashkinë Shkodër, në njësinë administrative Shosh, në Dukagjin. Ai buron në Parkun Kombëtar të Thethit, në Alpet Shqiptare, dhe rrjedh nëpër Luginën e Shalës, duke mbledhur ujerat e të gjitha burimeve të fshatrave të zonës, përfshirë Shoshin dhe fshatrat përreth.
Lumi i Shalës karakterizohet nga rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër, kanione të thepisura dhe malet e larta përreth, duke krijuar një peisazh të mrekullueshëm natyror.
Vizitorët mund të eksplorojnë zonën me varkë, të ngjiten në majat përreth për pamje panoramike, të notojnë në ujin e kristaltë të lumit.
Lumi i Shalës në Bashkinë Shkodër është një destinacion ideal për adhuruesit e natyrës, duke ofruar një kombinim të rrallë mes bukurive natyrore, relaksit dhe aktiviteteve në veri të Shqipërisë.