Liqeni i Zi

Liqen akullnajor me gjatësi veri-jug 600 m, gjerësi mesatare lindje-perëndim 300 m, thellesi 60 m. Lartësia mbi nivelin e detit është 1645 m. Nga tri anë rrethohet me shpate shumë të pjerrta, të veshura me pyje ahu e pishe, të cilat i japin liqenit bukuri të rrallë. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë.  Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Për shkak të thellësisë së madhe dhe depozitimeve të kromiteve në taban të tij ka ngjyrë të zezë. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike) estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Mund të vizitohen sipas itinerarit: nga rruga nacionale Burrel- Peshkopi në qafën e Buallit merret rruga për në Bater Martanesh dhe më pas rruga këmbësore për tek Liqeni i Zi.

Facebook
LinkedIn
Email
X