Në territorin e Bashkisë Belsh ndodhen mbi 80 liqene natyrorë karstikë, me një sipërfaqe totale prej rreth 640 ha. Këto liqene formohen për shkak të fenomeneve karstike, duke u mbushur me ujë në zbrazjet e shkëmbinjve të gipsit. Ato ndryshojnë në madhësi, thellësi dhe formë. Kapaciteti ujëmbajtës i këtyre liqeneve arrin rreth 26 milionë m³ ujë. Në këto liqene rriten lloje të ndryshme peshqish, si krapi, ballgjëri dhe amuri, dhe disa prej tyre përdoren për vaditje në bujqësi. Disa liqene kanë torfe, ndërsa disa të tjerë janë të njohur për zambakët e bardhë dhe të verdhë që rriten në to.