Kisha e Shën Premtes ndodhet në fshatin Balldre, rreth 5 km nga qyteti i Lezhës, dhe daton në shekujt XII–XIII. Ajo është një nga kishat më të vjetra të zonës që i ka mbijetuar shekujve dhe ruan ende elemente të çmuara të artit mesjetar.
Veçoria më e spikatur e kësaj kishe janë afresket e saj murale, të cilat dëshmojnë nivelin e lartë të artit të kohës. Ndër to dallon edhe afresku i “Darkës së Fundit”, i cili mendohet të jetë realizuar disa shekuj para se Leonardo da Vinçi të krijonte versionin e tij të famshëm.