Kisha e Shën Markut

Kisha ortodokse e Shën Markut ndodhet në një terren fushor, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, në Grizë, e njohur sot si Verbas. Kjo zonë ka rëndësi historike, pasi nëpër të ka kaluar dega jugore e rrugës Egnatia. Sipas gojëdhënave, kisha e Shën Markut është ndërtuar rreth viteve 1910–1920 nga banorët e fshatit, me urdhër të beut të zonës, mbi një gur të madh bardh e zi, i konsideruar si vend i një ëngjëlli.

Objekti u shkatërrua në vitin 1967 gjatë fushatës ateiste që ndaloi besimet fetare në Shqipëri, por më pas u ristrukturua nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Të dhënat më të hershme për kishën i përkasin periudhës para Luftës së Dytë Botërore dhe përmenden edhe nga shkrimtari Jakov Xoxa në romanin “Lumi i Vdekur”, ku ai e përshkruan si “kishën e vogël e pa çardak të fshatit”.

Facebook
LinkedIn
Email
X