Fortifikimi i Goricës ka pasur një rol strategjik, pasi së bashku me kalanë e Beratit kontrollonte luginën e ngushtë të Osumit dhe rrugët drejt Tepelenës. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 1.5 hektarësh dhe përfshin mure rrethuese me gjatësi 167 metra, katër kulla mbrojtëse dhe dy hyrje. Muret, të ndërtuara me teknikën pseudoizodomike dhe gurë të mëdhenj, arrijnë trashësi deri në 3.1 metra dhe lartësi mesatare 1 metër. Bazuar në stilin e ndërtimit, fortifikimi daton në shekujt IV–III para erës sonë.