Habitati i Yllit të Alpeve është një zonë natyrore me rëndësi të veçantë ekologjike, ku rritet bima endemike Ylli i Alpeve (Leontopodium alpinum) – një specie që nuk gjendet shumë shpesh dhe që mban karakteristika unike floristike.
Kjo zonë ndodhet brenda masivit malor të Polisit, pjesë e Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Polis”, ku relievi gëlqeror dhe klimat malore krijojnë kushtet ideale për bimë alpinë, kullota dhe lloje tjera specifike për lartësi të ndryshme. Kombinimi i florës së pasur endemike dhe faunës malore e bën këtë vend të qëndrueshëm për studime, ruajtje dhe turizëm natyror.