Guri i Kamjes është një monument natyror mjaft i veçantë i klasifikuar si Gjeomonument. Ka përbërje konglomerate dhe modelimi nga era dhe erozioni i ka dhënë formën e një “anijeje që lundron në një det të blertë”.
Ndodhet në afërsi të Qafës së Lipovës, përgjatë rrugës që të çon për në krahinën e Gorës në Njësinë Administrative: Dardhas, Bashkia Pogradec. Vëndi përreth quhet ndryshe edhe Mal Kamje.
Largësia nga qëndra e qytetit të pogradecit: 28 km në jugperëndim. Deri në fshatin Beragozhd (matanë Qafës së Panjës) udhëtimi mund të realizohet me makinë por më tutje, për shkak të rrugës së rënduar, është i këshillueshëm udhëtimi në këmbë.



