Liqeni i Pogradecit

Liqeni i Pogradecit, si pjesë e Rajonit të Liqenit të Ohrit, bën pjesë në sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i njohur zyrtarisht si “Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Liqenit të Ohrit”. Siti u regjistrua në vitin 1979 dhe u zgjerua në vitin 2019 me përfshirjen e territorit shqiptar, duke garantuar mbrojtjen e plotë të liqenit dhe zonave përreth. Liqeni i Pogradecit përfaqëson një nga ekosistemet më të lashta dhe më të rralla në botë, i dalluar për biodiversitetin dhe peizazhin unik. Ai përbën një pasuri të rëndësishme natyrore dhe kulturore me vlera të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Facebook
LinkedIn
Email
X