Kuzhina Tradicionale e Kukësit

Zona e Kukësit është e shquar për mjeshtër të kuzhinës dhe specialitete të veçanta që lidhen me traditën dhe artin e gatimit. Historikisht banorët e saj njihen si gjellbërës dhe zejtarë ëmbëltorësh, duke ruajtur mjeshtërinë e përgatitjes së piteve të ndryshme si pite kolare me rrathë, pite me dy koleç, pite me renda me shtresa dhe ndërpeta me petëza të coptuara. Një nga specialitetet më karakteristike është flija e përgatitur me petëza nga brumi i grurit ose misrit e përzier dhe pas pjekjes lyhet me gjalpë dhe vezë. Në rajonin e Kukesit, prodhimi i rakisë është një traditë e zakonshme dhe ajo përgatitet nga rrushi, kumbullat, thanat, dëllinjat dhe manaferrat. Banorët e disa fshatrave kanë një histori të gjatë në rritjen e bletëve dhe prodhimin e mjaltit, ndërsa bulmeti i përpunuar në kushte shtëpiake është një tjetër element që e bën kulinarinë të veçantë dhe të njohur për shijen dhe cilësinë e tij.

Specialitetet kryesore të zonës:

  • Flija – gatim tradicional i përgatitur me petë të holla dhe kos, që gatuhet ngadalë dhe shërbehet zakonisht në raste festive dhe familjare.
  • Mish i thatë dhe produkte shtëpie – mish i përpunuar në mënyrë tradicionale për ruajtje gjatë dimrit, së bashku me gjalpë dhe kos të freskët.
  • Ëmbëlsira tradicionale – si hasude dhe hallva, të përgatitura për festa dhe ngjarje familjare.
Facebook
LinkedIn
Email
X