Në Mesjetë, feudalët, sipas shkallës ekonomike dhe nevojave, pajisnin banesat e tyre me kulla të ndërtuara me mure të forta. Në Klos gjejmë gjurmë kullash ose kështjellash vetëm për feudalët.
Pas pushtimit turk, me ndryshimin e faktorëve historikë dhe ekonomikë dhe shfaqjen e marrëdhënieve të reja, u krijuan kushtet që njerëzit e lirë të ndërtonin shtëpi me karakter fortifikues nga dy deri në katër kate. Pas shembjes së kështjellave, qendrat e fortifikuara që siguronin jetën dhe lirinë e banorëve u shkatërruan.