Ndodhet në një vend shumë strategjik, në Klosin e Epërm, dikur të quajtur Qyteze. Qyteti kishte 250 kulla dhe ishin familjet dhe luftëtarët më të besuar të Kastriotëve që ruanin portën e hyrjes në Pellgun e Matit dhe në Shpinën e Durresit, “Qafa e Buallit, ndryshe Qafa e Bardhë”. Vendbanimi më vonë u quajt “fshati kanun”, ndryshe KREMATJA! Ndoshta quhej kështu 2000 vjet më parë.
Petralba nr. 3 deri në vitet ’70 të shekullit të 20-të kishte mure deri në 2 m të larta, të përbëra nga disa gurë ciklopikë. Ana perëndimore kishte në majë të syrit “urën e vajzës” që me siguri i zotëronte të gjitha!
Vetë emri “Çita e Cukalit” na çon te emri Çita = Qytet.
Maja e qytetit ka një hapësirë prej 700 metrash katrorë! Ka gjurmë rrënojash guri, mbetje qeramike dhe metalike, mburoja, shpata, shtiza siç mbetën gjatë luftimeve me turqit.
Kjo krahasohet me Petralben në fshat, me Cerujen, Alimarinën e Bulqizës, atë të Gjurrës, fortesën e kreshtës së malit Thanë. E veçanta është se është një thikë me lumin Mat dhe 600 metra mbi lartësinë e Lumit.