Manastiri i “Shën Trifonit”

Maozeleumi i “Shën Trifonit” ndodhet në Frashër të Zharrzës.

Mbi të janë gjetur mbishkrime të gdhendura në gur (1804 – 1831), që mendohet se përkojnë me periudhën e ndërtimit të tij. Ai i kushtohet dëshmorit Trifon të Iteas dhe përkujtohet si festë fetare në datën 14 korrik të çdo viti ku besimtarët festonin dhe luteshin për të korra të mbara dhe bukë të gëzuar. Ajo njihet ndryshe si festë e tokës (festa e paganëve) dhe daton rreth 300-400 vjet më parë Objekti përbëhet nga kisha “Hyrja e Shën Mërisë në Tempull”, kapela-mauzole, konakët dhe ambientet e tjera ndihmëse.

Kisha, siç e dëshmon edhe mbishkrimi në portën jugore të saj, është ndërtuar në 25 mars të vitit 1804. Ndërsa kapela-mauzole ngjitur me të është ndërtuar në vitin 1847, kur në varrezën pranë saj u gjendën nga besimtarët eshtrat e dëshmorit Trifon. Përveç arkitekturës kishtare, mbishkrimeve historike dhe legjendave që tregojnë për ndërtimin e këtij manastiri, në
muret e objekteve të tij janë gjetur disa spolie, skulptura dhe mbishkrime antike. Një i tillë është edhe mbishkrimi i Cecilia Venustës, i cili është ekspozuar sot në Muzeu Arkeologjik të Apolonisë.

Afër Kishës ndodhet një pus, që dëshmon për një vendbanim të hershëm.

Facebook
LinkedIn
Email
X