Kisha e Shën Mëhillit

Kisha “Kryeëngjëlli Mihal” ose siç njihet ndryshe Kisha e “Shën Mëhillit” ndodhet në fshatin Dukas Breg.

Faltorja njënefëshe me përmasa 16 x 7 m duhet të jetë ndërtuar në fund të shek. XVIII, fakt që e tregon arkitektura dhe teknika e ndërtimit.
Ekziston një ikonë, që tregon se kjo godinë i përket kësaj kohe. Përmasat monumetale dhe varrezat pranë saj dëshmojnë se ajo i shërbente një komuniteti të madh besimtarësh. Kësaj kishe i përket edhe ikona.

Facebook
LinkedIn
Email
X