Ura e Oficinës

Ura e Oficinës ndodhet në fshatin Oficinë të Qytetit të Patosit. Ajo është ndërtuar mbi lumin Gjanica gjatë periudhës së pushtimit italian në Shqiperi me qëllim shfrytëzimin e pasurive nëntokësore. Disa metra larg urës ekzistonte një galeri shkëmbi për nxjerrjen e bitumit, i cili më pas përpunohej në vend.

Sot kjo urë përveç funksionalitetit në kohë është edhe një tjetër atraksion i zonës që nuk duhet lënë pa vizituar.

Facebook
LinkedIn
Email
X