Territori i Njësisë Administrative Zharrës ka vendburimet më të pasura të naftës në Shqipëri, por ajo njihet gjithashtu edhe për kulturë dhe trashëgimi kulturore të spikatur. Gjurmët e vendbanimit të kësaj zone shtrihen deri para lindjes së Krishtit.
Itea e lashtë (sot Sheqishtja), gjatë pushtimit Bullgar mori emrin Novoselë dhe u zhvendos më në lindje të vendbanimit të hershëm.
Novo-selë do të thotë “stacion i ri”, kurse Zoira – (Zharrëza) i plotëfuqishëm. Ekzistojnë disa të dhëna që dëshmojnë për kalimin e rrugës Egnatia edhe në Zharrëz. Në intenerarin e degës jugore Egnatia (Orikum – Apolloni-Klodiana), përmendet vendbanimi Ad Novas (Novoselë) që ndodhej në perëndim, afërsisht 2 km nga fshati i sotëm Zharrëz.
Liqeni i Zharrëzës u ndërtua në vitin 1964, me kapacitet prej 2.1 milion m3 ujë. Prej tij furnizohen dy kanale vaditëse, që përshkojnë fushat pjellore të zonës. Rezervuari shfrytëzohet për mbarështrimin e rasateve të ndryshëm të peshkut, por është edhe një atraksion mahnitës turistik.