Punimet në dru

Gdhendja në dru është një nga mjeshtëritë më artistike shqiptare dhe ka prodhuar objekte të jashtëzakonshme, nga orenditë e thjeshta deri te elementet e kultit.
Përmenden sidomos mjeshtra si Stefan Barka dhe Naum Ngjela, të cilët realizuan ikonostase të mrekullueshme në kishat e Beratit në shekullin XIX.

Punimet në dru përfshijnë:

  • ikonostase, korniza ikonash, dyer kishtare,
  • dollapë muri, tavanet e gdhendura, parmakë e ballkone,
  • arka nusesh, lugë e vegla kuzhine,
  • orendi shtëpie të thjeshta, por me motive të pasura gjeomterike e florale.

Motivet e përdorura, pema e jetës, rrushi, lulet, spiralet, simbolizojnë besimin, rritjen dhe lidhjen me natyrën.

Facebook
LinkedIn
Email
X

Nuk ka lidhje për këtë lloj postimi.