Muzeu Etnografik i Elbasanit

Muzeu Etnografik i Elbasanit është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit, që ruan dhe paraqet me mjeshtëri trashëgiminë materialë dhe shpirtërore të kësaj treve. Ai ndodhet në qendër të qytetit, shumë pranë Rrapit të Bezistanit, dhe është një pikë kyçe e itinerarit kulturor për vizitorët që duan të kuptojnë më mirë mënyrën e jetesës tradicionale elbasanase.

Muzeu funksionon që prej vitit 1986, kur shtëpia karakteristike e Sejdinëve iu dhurua shtetit dhe u përshtat si muze etnografik për të ekspozuar jetën tradicionale të qytetit. Ndërtesa, me arkitekturë të shekullit të XVIII-të, është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, dhe përfaqëson një shembull të veçantë të banesave qytetare me çardak, tipike për trevën e Elbasanit, por me ndikime të ngjashme me banesat e Beratit dhe Shkodrës.

Para se të kthehej në muze, kati i parë shërbente si magazinë për prodhime bujqësore, ndërsa kati i dytë ishte zona e banimit të familjes. Këto funksione tradicionale janë ruajtur dhe prezantuar gjithashtu si pjesë e ekspozimit etnografik.

Në vitet e fundit, muzeu ka kaluar një proces të rëndësishëm restaurimi, i cili përfshiu fasadën, çatinë, çardakun dhe elementë të tjerë të ndërtesës, duke ruajtur identitetin e saj historik dhe duke ofruar një përvojë më të pasur për vizitorët.

Në Muzeun Etnografik ekspozohen rreth 80 lloje zejesh tradicionale që tregojnë mjeshtërinë, stilin e jetës dhe zhvillimin ekonomik të Elbasanit ndër shekuj.

Në mënyrë të detajuar, muzeu prezanton: Objekte të jetës së përditshme, përfshirë mobilje dhe vegla punë, që pasqyrojnë stilin e banimit tradicional elbasanas, veshje tradicionale, përfshirë kostume burra e grash, me motive dhe punime tipike të krahinës, vegla artisanalë si tezgjahë, vegla për punimin e metaleve, leshit e materialeve të tjera, punët e artizanëve lokalë si armëtari, dru punuesit, tabakët që ilustrojnë jetën ekonomike dhe sociale të komunitetit dhe dokumenta dhe relike të rëndësishme historike që përfshirë gurë me basorelievë si ai që vërteton vendndodhjen e qytetit të lashtë të Skampinit.

Objektet janë vendosur në dhoma të organizuara sipas funksioneve tradicionale të banesës — dhoma e burrave, dhoma e grave, dhoma e nuses, dhoma e punës, duke krijuar një ndjesi autentike të jetës së së kaluarës.

Facebook
LinkedIn
Email
X

Nuk u gjetën terma të lidhura.