Kulla e Eksodit (Memoriali i Paqes)

Kulla e Eksodit ndodhet në hyrje të qytetit të Kukësit dhe kujton ngjarjet e vitit 1999. Kulla simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe humanizmin e banorëve të Kukësit, që ndanë gjithçka me familjet që kaluan kufirin. Brendësia e saj përmban fotografi dhe dokumente të asaj periudhe, duke e bërë një ndalesë të rëndësishme për të kuptuar historinë dhe mikpritjen shqiptare. Kulla është shpallur monument kulture dhe vizitohet çdo vit nga mijëra turistë.

Facebook
LinkedIn
Email
X