Puka është gjithashtu e pasur me produkte bio, si mjaltë, çajra malorë, fruta pylli, reçelra dhe lëngje frutash. Këto prodhime janë 100% natyrale dhe me shije autentike.
Kuzhina tradicionale e Pukës është e pasur me gatime tradicionale ku mund të përmendim fline me petë dhe gjalp te fresket. Po ashtu, gatimet me hithra, pitet e ndryshme, mishi i pjekur në saç dhe produktet e bulmetit të freskët e bëjnë kuzhinën e Pukës të paharrueshme për çdo vizitor.