Tranga/Lufaj

Tranga është një zonë malore me vlera të veçanta natyrore dhe kulturore, e vendosur në lartësi prej 800–1000 metrash mbi nivelin e detit, në territorin e Mirditës. Sipas arkeologëve, kjo zonë konsiderohet ndër vendbanimet më të vjetra në Shqipëri, me gjurmë të hershme të jetës dhe aktivitetit njerëzor.

Pllaja e Trangës, së bashku me Grykën e Urakës, formojnë një peisazh të rrallë natyror, duke ofruar qetësi dhe mundësi për t’u shkëputur nga ritmi i përditshëm. Zona karakterizohet nga një sërë atraksionesh natyrore dhe kulturore, përfshirë Shpellën e Tokës dhe formacione të tjera karstike, kanionin e thellë, livadhet e gjera, kërpudhat karakteristike të zonës dhe kullat tradicionale qindra­vjeçare.

Një pikë ndalese e rëndësishme është Sheshi i Paqes, si dhe Bujtina “Tranga Adventure”, e ndërtuar në një kullë tradicionale me odë karakteristike, e cila ofron akomodim dhe eksperienca autentike për vizitorët. Tranga dhe Lufaj përfaqësojnë një destinacion të vlefshëm për ata që kërkojnë natyrë, qetësi dhe trashëgimi kulturore të mirëruajtur.

Facebook
LinkedIn
Email
X