Mali me Gropa karakterizohet nga peizazhi më tipik i karstit në Shqipëri. Kurrizi i tij është i mbushur me gropa, hinka dhe puse të shumta karstike nga ku edhe merr emrin, që shpesh vishen me livadhe dhe kullota malore me florë dhe bimësi të pasur, pyjet e ahut, dhe vende që përzihen me pishë dhe bredh.
Në këtë zonë të peisazheve të mbrojtura takohen ariu, ujku, rrëqebulli, kaprolli etj. Si zonë e peisazheve mjaft tërheqëse, ajo përfaqëson mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, si dhe për gjueti dhe kullotje.