FITUR: Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë së Turizmit në Madrid

Panairi Fitur është panairi më i madh që zhvillohet në gadishullin Iberik, duke ofruar mundësi të mira kontakti me operatorë media dhe vizitorë potencial nga Spanja dhe Portugalia. Njëkohësisht ai është një pikë shumë e mirë kontakti edhe për tregje të largëta të Amerikës Latine, të cilat mund të rriten në të ardhmen. Nga natyra e tyre, vizitorët spanjoll shprehin interes për kulturën shqiptare, njohjen dhe zbulimin e vendit. Nuk mungojnë as grupet e interesuara për hiking në zonat tona malore.

Facebook
LinkedIn
Email
X