BIT Milano

Panairi BIT në Milano është një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e turizmit, që zhvillohet çdo vit në muajin shkurt. Ai mbledh rreth 300 kompani ndërkombëtare nga 67 vende dhe më shumë se 43,000 vizitorë, duke krijuar një platformë ideale për promovimin e destinacioneve turistike dhe lidhjen e kontakteve biznesi në tregun global.

Pjesëmarrja e Shqipërisë, përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit, konsolidon imazhin e vendit tonë në tregun italian dhe promovon operatorët më të njohur që punojnë me turistët italianë. Ky panair ofron mundësi të shkëlqyera për të prezantuar ofertat turistike, për të mësuar për trendet më të fundit dhe për të krijuar bashkëpunime ndërkombëtare.

Facebook
LinkedIn
Email
X