Tushemisht

Buzë lumit magjepsës të Drilonit gjendet fshatit turistik Tushemisht, disa km larg qytetit të Pogradecit. I zgjedhur si një nga 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë, Tushemishti të dhuron një panoramë të bukur fshati me shtëpi të vjetra qindravjeçare si dhe site tërheqës për tu vizituar si kisha e Shën Pandelimonit apo shtëpia e “Teto Ollgës”, ku ndodhet edhe busti kushtuar aktores Violeta Manushi.

Një monument natyror i fshatit Tushemisht është Driloni, një burim natyror lumor, pjesë e Parkut të mbrojtur kombëtar, në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit. Natyra e mrekullueshme plot gjelbërim, ujëra të pastra qelibar dhe qetësia që të rrëmben janë disa nga vlerat e rralla që shumëkush mund të jetojë në fshatin Tushemisht. Kjo zonë njihet gatimet e shijshme të koranit, si dhe zahiretë e dimrit, reçelet e glikotë e shijshme plot aromë.

Facebook
LinkedIn
Email
X