Fshati Reç ndodhet në Malësinë e Madhe dhe është një ndër fshatrat më të njohur të zonës për natyrën e tij të pasur.
Ndër atraksionet më të vizituara të zonës janë pyjet e gështenjave dhe plantacionet e lavandës, të cilat tërheqin vizitorë për bukurinë natyrore, aromën karakteristike dhe mundësitë për ecje në ambiente të qeta. Në Reç gjenden gjithashtu sipërfaqe të gjera të mbjella me bimë medicinale, që dëshmojnë për traditën bujqësore të fshatit dhe për rëndësinë e tyre në ekonominë vendase.
Një tjetër pikë tërheqëse është peisazhi malor, që krijon mundësi për shëtitje, eksplorim dhe pushime relaksuese larg zhurmës urbane. Vit pas viti, në këtë zonë po zhvillohet gjithashtu edhe agroturizmi dhe agrobiznesi, duke e kthyer Reçin në një destinacion që ndërthur natyrën, traditën dhe zhvillimin rural, ashtu si fshatrat më të rëndësishëm të krahinës.