Boga, e vendosur në Bashkinë Malësi e Madhe, është një luginë mahnitëse mes maleve të larta dhe të egra, që shërben si një nga portat hyrëse kryesore drejt Alpeve të Shqipërisë. E rrethuar nga një peisazh me maja shkëmbore dhe pyje alpine, Boga të fton të ndalosh dhe të reflektosh përballë madhështisë së natyrës.
Një nga atraksionet më të veçanta të Bogës është ballkoni natyror panoramik, një pikë vrojtimi që ofron një pamje të hapur dhe të gjërë të maleve, të cilat duket sikur shtrihen deri në pafundësi. Qetësia dhe bukuria e egër e terrenit e bëjnë Bogën një vend ideal për të filluar eksplorimin e Alpeve.