Parku Kombëtar i Llogarasë është një thesar natyror i Shqipërisë, i njohur për bukurinë dhe natyrën e tij të mrekullueshme. Ky park ndodhet në juglindje të vendit dhe ofron një sërë atraksionesh natyrore të pazakonshme për vizitorët. Ai gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Parku Kombëtar i Llogarasë është i formuar nga një pellg ujëmbledhës me pyje, kullotë e livadhe dhe vende shkëmbore, tepër të thepisura. Në këtë park gjenden të gjitha zonat e bimësisë së vendit tonë.
Flora dhe bimësia në këtë rajon është e pasur dhe interesante, ku njihen rreth 1400 lloje të bimëve të larta. Bimët mjekësore dhe aromatike përbëjnë një pasuri me vlera ekonomike dhe shkencore, për zonën. Ky park përfaqëson një ndër zonat më të pasura për sa i takon larmisë biologjike. Parku Kombëtar i Llogarasë dallohet për 15 tipa të ndryshme të habitateve natyrore ku, shumë prej tyre janë lloje që ruhen në nivel ndërkombëtar. Prej kohësh ai përbën një destinacion ekoturistik tepër të kërkuardhe shërben si urë tranziti për bregdetin e Jonit, me potencial të madh për zhvillimin e ekoturizmit, sportet malore, turet dhe udhëtimet. Ky park ofron një përvojë të pazakontë të natyrës dhe është një destinacion i preferuar për turistët dhe aventurierët, që dëshirojnë të eksplorojnë bukurinë natyrore të vendit.