Rana e Hedhun është kategorizuar si “Monument Natyre”. Është një plazh i pastër rreth 4 km në veri-perëndim të qytetit të Shëngjinit, i formuar nga duna rëre, ku më e madhja është e vendosur në shpatin e kodrës dhe arrin lartësinë deri në 80 m, duke dhënë pamjen sikur rëra derdhet nga mali në det.
Zona është një destinacion i veçantë për ecje dhe aktivitete aventureske si ngjitja në duna. Pamja unike e rërës krijon një peisazh të rrallë për fotografi. Gjatë verës organizohen shpesh evente dhe aktivitete rinore pranë këtij monumenti natyror.