Laguna e Patokut ndodhet në kufirin mes Lezhës dhe Kurbinit dhe është e njohur për biodiversitetin e pasur dhe gastronominë lokale. Ajo ofron një përvojë unike, ku vizitorët mund të shijojnë peshk të freskët në restorante mbi ujë, të rrethuar nga një peisazh i qetë dhe relaksues.
Laguna është gjithashtu një destinacion i preferuar për vëzhgim shpendësh dhe pushime në natyrë.
Restorantet tradicionale janë një atraksion më vete. Zona është shumë e qetë dhe e përshtatshme për relaks total, sidomos gjatë mbrëmjeve.