Parku Kombëtar i Theth

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në Alpet Shqiptare dhe përfshin fshatin alpin të Thethit, i njohur si Qendër Historike e mbrojtur. Zona karakterizohet nga peisazhe malore mbresëlënëse,duke filluar nga majat më të larta të Shqipërisë dhe lumin e Thethit.

Thethi është një nga fshatrat më të vizituar në Alpet Shqiptare dhe ofron një kombinim unik të natyrës së paprekur, monumenteve historike si Kulla e Ngujimit dhe mundësive për aktivitete turistike në natyrë. Klima malore, biodiversiteti dhe peizazhet e freskëta e bëjnë Thethin një destinacion ideal për vizitorët që kërkojnë qetësi dhe aventura.

Facebook
LinkedIn
Email
X