Wanderlust In Albania 2023

Agjencia Kombëtare e Turizmit në vitin 2023 ka ideuar nën fokusin “Të magjepsur pas Shqipërisë dhe me një dëshirë të fortë për të udhëtuar dhe vizituar çdo cep të saj”, konkursin “Wanderlust in Albania: photos & reels International Competition”. Me anë të këtij konkursi fotografë e vizitorë të apasionuar pas fotografive dhe videove përcollën imazhet e tyre nga Shqipëria, për të zbuluar dhe përjetuar së bashku një udhëtim magjepsës drejt bukurive shqiptare të bregdetit, të maleve, qyteteve, trashëgimisë kulturore, kulinarisë e siteve arkeologjike. Ky konkurs solli një sukses të jashtëzakonshëm , i cili përfshiu pjesëmarrjen e një audience të gjerë, përfshirë fotografë, influencues të huaj dhe shqiptarë, që me anë të fotove dhe videove promovuan bukuritë dhe destinacionet turistike të Shqipërisë.

Facebook
LinkedIn
Email
X