Pogradeci historikisht është marrë me kultivimin e vreshtave dhe varieteteve të ndryshme të rrushit dhe kanë prodhuar me një teknologji të lartë rakinë dhe verën.
Qytetarët pogradecarë kanë prodhuar me mjeshtëri të rrallë dhe në mënyrë artizanale shumëllojshmëri verërash në bodrumet e shtëpive të tyre duke i kthyer në kantina. Kjo festë evidenton traditën sa të lashtë aq edhe aktuale të kultivimit dhe përpunimit të rrushit.
Bashkia sot ka si prioritet zhvillimin e turizmit dhe njohjen e vlerave turistike edhe në sezonin dimëror, peisazhet e mrekullueshme me dëborë, liqenin dhe njohjen e vlerave tradicionale pogradecare. Vera është cilësuar si një simbol me karakteristika dhe vlera të veçanta për Pogradecin.Tashmë kësaj feste i është shtuar edhe një element tjetër siç është gështenja. Në kuadër të kësaj feste përpos programit arstistik, zhvillohet konkursi për verën më të mirë artizanale, kantina më e mirë, si edhe konkursi në fushën e poezisë dhe pikturës që kanë në fokus verën e gështenjën.