Muzeu historik Pogradec

Muzeu Historik i Pogradecit është hapur që prej nëntorit të vitit 1964. Ky muze ka karakter arkeologjik dhe historiko-etnografik. Në të gjendet një koleksion i pasur me artefakte, të cilat përfaqësojnë historinë e të gjithë rajonit të Pogradecit që prej gjurmëve të para të njerëzimit në këtë rajon në periudhën e Neolitit të hershëm (8000 vjet më parë) dhe deri në ditët e sotme.

Pjesa më e madhe e objekteve i përkasin një konteksti të veçantë historik lokal dhe janë unike jo vetëm për rajonin e Pogradecit, por për të gjithë Shqipërinë. Në koleksionin arkeologjik të muzeut përfshihen një numër objektesh tërësisht të vecanta si p.sh: një pjesë e trarëve palafitë të vendbanimit të Boqezës i cili është vendbanimi më i vjetër i llojit të vet në Europë, 2 përkrenare ilire, armë, objekte qeramike, figurina bronzi të perëndisë Hermes, gurë peshash për tezgjah etj.

Në koleksionin etnografik përfshihen stoli, veshje dhe armatime të trashëguara brez pas brezi në familjet pogradecare ndërsa koleksioni historik është i pasur me dokumenta dhe fotografi të Pogradecit të vjetër duke filluar nga periudha e Rilindjes Kombëtare e në vazhdim deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Facebook
LinkedIn
Email
X