Nëse jeni adhurues të natyrës dhe aventurave në mal, shtegu Bishnicë – Liqenet e Lukovës është një nga destinacionet më të bukura dhe të paprekura në Shqipëri! Ecje në natyrë përreth 3.5 orë, përgjatë një shtegu 7.3 km të gjatë, që ju çon drejt dy liqeneve mahnitëse të Lukovës – të vendosura në një cirk spektakolar akullnajor, në lartësi mbi 1700 m mbi nivelin e detit.
Liqeni i Madh (6.3 ha, 1851 m) dhe Liqeni i Vogël (3.7 ha, 1706 m) janë Monumente Natyrore dhe pjesë e një zone të mbrojtur (Kategoria III – IUCN). Ujërat e tyre janë të kristalta, të ftohta dhe të pasura me biodiversitet alpin. Në dimër, ato mbulohen me borë, duke krijuar pamje përrallore.
Udhëtimi me makinë nga Pogradeci deri në fshatin Bishnicë zgjat rreth 2 orë e 30 minuta (61 km), dhe më pas nis ecja në këmbë drejt liqeneve. Ky shteg është ideali për dashamirës të natyrës dhe fotografisë, që kërkojnë qetësi, ajër të pastër dhe peizazhe madhështore larg zhurmës urbane.