Dropull

Adrianopol

Min: 9.9°C
/
Max: 15.8°C

Dropulli, një udhëtim në histori, traditë dhe natyrë!

Dropulli dhe Pogoni është një bashki e njohur për pasurinë e saj të jashtëzakonshme kulturore dhe shpirtërore, e cila është ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. I pozicionuar në jug të Shqipërisë, në kufi me Greqinë, në Dropull takohen dy kultura: ajo shqiptare dhe ajo greke.

Në Dropull dhe Pogon gjeni një ndërthurje të bukurive natyrore, trashëgimisë kulturore dhe një komuniteti me pasuri dygjuhësore. Ndër fshatrat kryesorë të Dropullit dhe Pogonit janë Derviçani, Goranxi, Sofratika, Jorgucati dhe Zervati, të cilët ruajnë bukuri aktitektonike tradicionale, me kisha dhe banesa karakteristike të rajonit të jugut.

Trashëgimia e pasur kulturore e Dropullit është një prej elementëve më të veçantë të kësaj treve. Këtu vizitorët mund të zbulojnë monumente historike, të shijojnë natyrën e mrekullueshme dhe të njohin traditat e ruajtura ndër shekuj. Gjithashtu, turistët mund të përjetojnë aktivitetet lokale, si vallet tradicionale dhe iso-polifoninë, pjesë e kulturës qindravjeçare të kësaj zone, kostumet tradicionale, instrumentet si klarineta epirote, artizanatet, përpunimin e produkteve bujqësore dhe të bagëtive, si dhe gastronominë tradicionale.

Fshatrat e bukur, kishat dhe manastiret, urat dhe gjetjet arkeologjike të kësaj zone janë disa nga atraksionet që pasqyrojnë historinë e pasur të Dropullit.

Ende një destinacion i pazbuluar plotësisht nga turizmi masiv, Dropulli është një thesar i fshehur, një thirrje e hapur për ata që kërkojnë një përvojë autentike dhe të paharrueshme.

Share

Facebook
LinkedIn
Email
X

Pikat e Interesit

Zbulo Dropullin

VisitDropull

Aktivitete të pafundme për ty